Presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko ka deklaruar se nga e mërkura raketa balistike ruse “Oreshnik” është vendosur në Bjellorusi. Gjatë fjalës së tij në konferencë për shtyp, Lukashenko u shpreh se “Oreshnik” do të vendoset në shërbim luftarak.
Në gusht, homologu i tij rus Vladimir Putin njoftoi se Moska kishte filluar prodhimin masiv të kësaj rakete të gjeneratës së fundit, të aftë të mbante një kokë bërthamore. Putin deklaroi se Moska mund ta vendoste atë në Bjellorusi deri në vitin 2025.
Minsk la të kuptohej në gusht se stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Rusinë do të përfshinin raketat Oreshnik. Ushtimet e përbashkëta ushtarake të zhvilluara në shtator kanë shkaktuar shqetësim midis shteteve anëtare të NATO-s.
Në nëntor 2024, Rusia përdori për herë të parë Oreshnikun për të bombarduar një fabrikë ushtarake në qytetin e Dniepros në Ukrainën qendrore.