Napoli dhe Milan po përballen në Riad

- Bota Sot

Napoli dhe Milan po përballen në Riad

Napoli dhe Milan po përballen në Riad të Arabisë Saudite për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë, e cila zhvillohet në formatin e “Final Four”.

Pjesa e parë është mbyllur 1:0 për ekipin e drejtuar nga Antonio Conte.

Rasti i parë i takimit do të vinte në minutën e 5-të me Loftus-Cheek, por Milinkovic-Savic tregohet i vëmendshëm.

Në minutën e 22-të, Napoli kishte një mundësi të mirë me Eljif Elmas, por goditja e tij përfundon jashtë.

Rezultati do të zhbllokohej në minutën e 38-të, ku një top i Rasumus Hojlund brenda në zonë, komplet i zotërueshëm nga Mike Maignan, por francezi tregohet i pavëmendshëm dhe i shpëton topi nga duart, aty përfiton David Neres, i cili e dërgon në rrjetë dhe kalon Napolin në avantazh.



Read it all at Bota Sot