Drita futet në histori, kualifikohet në play - off të Conference League

- Bota Sot

Drita futet në histori, kualifikohet në play - off të Conference League

Drita e Gjilanit, kampion i Kosovës, është kualifikuar në play – off të Conference League në futboll.

Drita nuk ia doli sonte në Madrid ndaj Vallecanos, duke pësuar humbje me rezultat 3:0, në ndeshjen e xhiros së fundit të Grupeve të Conference League.

Kapiteni Ivan Balliu, reprezentues i Shqipërisë, u paraqit nga minuta e parë për Vallecanon. 

Futbollistët Lejeune (33),Gumbau (66) e Pacha (83’) shënuan për fitoren e skuadrës nga Madridi.  

Drita u paraqit pa portierin më të Mirë Faton Maloku, i cili mungoi për shkak të lëndimit.

Vallecano përfundoi në vend të katërt me 13 pikë dhe kualifikohet direkt në të tetën e finales.

Drita e mbylli në pozitën e 21-të me 8 pikë dhe shkon në play-off ku do të kërkojë të tetën e finales.

Drita futet në histori, është ekipi i parë nga Kosova që shkon në nivelin më të lartë.



Read it all at Bota Sot