Arsenal ka marrë lajme zhgënjyese lidhur me gjendjen e Kai Havertz, i cili ka pësuar një tjetër lëndim në përpjekjet për t’u rikthyer nga dëmtimi afatgjatë.
Mesfushori gjerman po lufton prej kohësh me një lëndim në gju, të pësuar në ndeshjen e parë të sezonit kundër Manchester United. Pas kësaj, Havertz iu nënshtrua një ndërhyrjeje të lehtë kirurgjikale për të rregulluar problemin.
Sipas “Daily Mail”, Havertz ishte vetëm një javë larg rikthimit në fushë në fund të muajit nëntor, por gjatë një seance stërvitore pësoi një pengesë të re, që e detyroi stafin mjekësor të ndryshojë planin e rikuperimit.
25-vjeçari nuk pritet të jetë i gatshëm për lojë deri nga mesi i janarit. Megjithatë, te Arsenali mbetet shpresa që Havertz të arrijë të rikthehet në kohë për ndeshjen e raundit të tretë të FA Cup, më 11 janar, kundër Portsmouth.
Mungesa e tij vazhdon të jetë një goditje për trajnerin Mikel Arteta, i cili ka pasur probleme të shumta me lëndime në këtë fazë të sezonit.