Futbollisti i Barcelonës, Lamine Yamal, po shkëlqen në këtë sezon dhe po konfirmon veten si një nga talentet më premtuese të futbollit evropian.
Ai kryeson tabelat e lojtarëve nën 20 vjeç në pesë ligat kryesore, duke shënuar 6 gola, dhënë 7 asistime, duke krijuar 12 raste të mëdha dhe kryer 66 driblime të suksesshme.
Këto shifra pasqyrojnë një ndikim të jashtëzakonshëm në lojën e Barcelonës, duke treguar jo vetëm aftësitë e tij sulmuese, por edhe vizionin dhe kreativitetin në fushë.
Me performancat e tij të rregullta dhe statistikë që i vendos në krye të tabelave evropiane, Yamal po bëhet një nga figurat kyçe të projektit të klubit katalanas për të ardhmen, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të ndjekur dhe premtues nga tifozët dhe ekspertët e futbollit.