Kombëtarja e Marokos mbrëmë fitoi Kupën e Arabisë, pasi mposhti 3:2 Jordaninë.
Pas përfundimit të ndeshjes, nga stafi i Marokos u bë “garda e nderit” për t’i falënderuar lojtarët kundërshtarë për paraqitjen e tyre.
Trajneri i përkohëshëm i Marokos, Tarik Sektioui dëshironte t’i përshëndeste lojtarët e Jordanisë, por shumica prej tyre refuzuan t’i preknin dorën.
Nuk kishte ndonjë arsye të veçantë për këtë injorim, thjesht ata ishin të nervozuar me humbjen në finale.