Endrick pranë huazimit te Lyon

- Bota Sot

Endrick pranë huazimit te Lyon

Talenti brazilian Endrick (19) është shumë pranë një huazimi te Olympique Lyonnais deri në fund të sezonit, sipas raportimeve të L’Équipe.

Megjithatë, për të finalizuar marrëveshjen, OL duhet të arrijë një akord me Real Madrid, dhe bisedimet mes klubeve tashmë kanë nisur.

Endrick ka zhvilluar takime me trajnerin e Lyonit, Paulo Fonseca, në fillim të nëntorit, gjatë të cilave ka rënë dakord për të kaluar te Les Gones gjatë merkatos së janarit.

Sulmuesi brazilian ka pasur pak minutazh te Real Madrid dhe synon të rikthejë ritmin e karrierës, duke u përgatitur edhe për të siguruar një vend në përfaqësuesen e Brazilit për Botërorin e ardhshëm.

Real Madrid është i hapur për një huazim, por pa opsion blerjeje, dhe tani po diskuton detajet financiare me Lyonin, të cilat përfshijnë edhe pagën e lartë të brazilianit, rreth 400,000 euro në muaj, që Lyon nuk mund ta përballojë plotësisht.

Nëse palët gjejnë akordin, Endrick mund të bashkohet me Lyonin qysh më 1 janar.



Read it all at Bota Sot