Jasir Asani ka bërë mjaft mirë personalisht me Esteghlal në Iran.
Megjithatë, pjesa tjetër e ekipit po zhgënjen. Humbja nuk vjen prej javës së dytë, por janë tre barazime radhazi që trazuan ambientin.
Esteghlal ka paralajmëruar mediat, që i akuzon për lajme të rreme duke ndikuar te qetësia e skuadrës.
“Fatkeqësisht, ditët e fundit disa media, duke publikuar lajme të rreme dhe pa bazë lidhur me klubin, drejtuesit, trajnerin dhe ekipin, janë përpjekur që përmes krijimit të polemikave të prishin qetësinë e këtij kolektivi.
Publikimi i intervistave të rreme dhe lajmeve të pasakta, të cilat brenda një kohe shumë të shkurtër rezultojnë të pavërteta dhe përgënjeshtrohen, tregon qëllime joprofesionale dhe në kundërshtim me parimet e gazetarisë.
Klubi, duke respektuar mediat e përkushtuara dhe profesionale, njofton se nga tani e tutje, për çdo publikim lajmi të rremë, interviste të fabrikuar apo materiali pa burim dhe pa dokumentim, që ka për qëllim krijimin e shqetësimit dhe prishjen e qetësisë së ekipit, do të bëjë përgënjeshtrim zyrtar duke përmendur emrin e medias përkatëse dhe ruan të drejtën e tij ligjore që, në mbrojtje të të drejtave të klubit, ekipit dhe tifozëve të tij besnikë, të ndërmarrë të gjitha veprimet dhe ndjekjet e nevojshme ligjore.