Legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka shprehur shqetësimin se skuadra e sotme e Red Devils mund të duhet të presë edhe dhjetë vite për të rikthyer lavdinë në Premier League.
Ferguson komentoi situatën e vështirë të klubit pas disa rezultateve zhgënjyese këtë sezon, duke përmendur humbjet e fundit në shtëpi ndaj Everton, West Ham dhe Bournemouth, si dhe mungesat e lojtarëve që shkuan për Africa Cup of Nations, si Bryan Mbeumo dhe Amad Diallo.
Sipas Ferguson, United ndodhet në një cikël të ngjashëm me atë që Liverpool përjetoi në vitet e kaluara, duke theksuar se koha dhe rekrutimi i kujdesshëm janë kyç për rikthimin e suksesit.
“Mund të jenë dhjetë vite, mund të jenë 11 vite, për shkak të këtij cikli. Duhet menduar me kujdes dhe të sigurohemi që rekrutimi të jetë më i mirë se më parë,” deklaroi Ferguson.
Ai gjithashtu vlerësoi transferimet e fundit, duke përmendur portierin e ri Senne Lammens dhe lojtarët Mbeumo dhe Matheus Cunha, të cilët mund të ndihmojnë në rikthimin e formës së klubit.
“Portieri i ri ka bërë ndryshimin.
Është i ri, 23 vjeç, i shpejtë, i madh, me këmbë dhe duar të mira, dhe kjo ndihmon. Mbeumo dhe Cunha duket se do të kontribuojnë në rikthimin e formës,” shtoi Ferguson.
Kjo deklaratë vjen ndërsa Manchester United aktualisht ndodhet 10 pikë pas liderit të Premier League, Arsenal, duke rritur shqetësimet mbi të ardhmen afatgjatë të klubitt.