I vetmi te Barcelona që ka shënuar deri tani në tre garat

- Bota Sot

I vetmi te Barcelona që ka shënuar deri tani në tre garat

Markus Rashford gjithnjë e më shumë po bind drejtuesit e Barcelonës së është një lojtar i aftë që i duhet skuadrës.

Kundër Guadalajarës në debutimin e Barcelonës në Kupën e Mbretit realizoi golin e qetësisë.

Ai shënoi një gol, por mund të kishte qenë tre nëse nuk do të ishte për pritjen e portierit vendas. Me atë gol, sulmuesi anglez bëhet lojtari i vetëm në skuadrën e Barcelonës që, deri më tani, ka arritur të shënojë në të tre garat zyrtare këtë sezon.

Përveç golit të tij në “Copa de Rey”, ai ka shënuar edhe dy gola në LaLiga (kundër Elçes dhe Sevijës), dhe dy dy gola në Ligën e Kampionëve, kundër Njukasëll dhe Olimpiakos. Në total, janë shtatë gola.

Megjithatë, kontributi i tij më i spikatur ka qenë si asistues, duke pasur tashmë 11 asiste. Rashford është një nga sulmuesit me më shumë përfshirje në gola në skuadër.

Këto shifra po e ndihmojnë atë në luftën e tij për të bindur menaxhmentin sportiv se ia vlen të investohet në praninë e tij të vazhdueshme në klub.

Pavarësisht se ishte zgjedhja e tretë e Dekos në verë për të përforcuar krahun e majtë (para tij ishin Luis Diaz dhe Niko Uilliams), Marcus po jep performanca shumë të mira për ekipin, qoftë duke luajtur si titullar, veçanërisht gjatë mungesës së Rafinjës për shkak të lëndimit, apo tani duke kontribuar më shumë nga stoli.

Barcelona ende nuk ka marrë një vendim në lidhje me të ardhmen e tij.

Deko pranoi se ishte shumë herët për të dhënë dritën jeshile për të ushtruar opsionin e blerjes prej 30 milionë eurosh për të, megjithëse negociatat mund ta ulin çmimin. Megjithatë, realiteti është se Rashford po ua bën shumë të vështirë atyre që të mos e nënshkruajnë atë përgjithmonë në fund të sezonit. Hansi Flik është i kënaqur me performancat dhe qëndrimin e tij. Për më tepër, ai po hap një gamë opsionesh sulmuese.



Read it all at Bota Sot