Edhe gjatë muajit dhjetor, puna në ekipet kombëtare të vajzave vijon pa ndërprerje, me fokus përgatitjen sa më të mirë dhe evidentimin e elementeve të reja, për të ndërtuar skuadra sa më solide për angazhimet në skenën europiane.
Kombëtarja shqiptare e vajzave U-19 zhvilloi së fundmi një ndeshje miqësore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ndaj ekipit të parë të Teutës, ku u mposht me rezultatin 0:4.
Ky takim i shërbeu stafit teknik, nën drejtimin e trajneres Daniela Kodra, për të testuar disa futbolliste dhe për të vlerësuar nga afër gjendjen dhe potencialin e tyre.
Nga ana tjetër, edhe përfaqësuesja rajonale U-14 për vajza zhvilloi një test miqësor ndaj KF Spartakut.