Barcelona duket se është bindur plotësisht nga paraqitja e sulmuesit anglez, Marcus Rashford.
Katalanasit me shumë gjasa do të blejnë përfundimisht atë në 2026-ën.
Lojtari i ardhur në huazim nga Manchester United ka shënuar deri tani 7 gola dhe ka dhënë 9 asiste në 23 ndeshje.
Numra që vërtetojnë kualitetin e sulmuesit dhe në këtë situatë Barcelona është gati të paguajë 30 milionë euro për ta pasur lojtar të vetin në vazhdim.
Klubi spanjoll ndërkohë duhet të zgjidhë edhe çështjen e sulmuesit tjetër, veteranit Robert Lewndowski.
Po punohet për rinovimin e kontratës së polakut dhe në rast se nuk arrihet marrëveshja, katalanasit do ta zëvendësonin me Harry Kane.