Provokimi në Madrid ndaj Kosovës, media spanjolle e publikon

- Bota Sot

Provokimi në Madrid ndaj Kosovës, media spanjolle e publikon

Një provokim i çuditshëm ndodhi mbrëmë në stadiumin e Rayo Vallecanos në Madrid ndaj kampionit të Kosovës, Dritës së Gjilanit!

Jo me flamurin serb, por kësaj radhe me flamurin e shtetit që dha shpirt në vitin 1991, ish Jugosllavisë artificiale.

Media spanjolle “Marca” ka publikuar në faqen e saj këtë flamur, por nuk ka shkruar asnjë rresht se kush ishin ata që e shfaqën.

Në tribuna karshi flamurit të klubit nga Madridi u shfaq edhe flamuri famëkeq i shtetit artificial që u shpërbë në verën e vitit 1991.

Ky flamur famëkeq u hoq pasi që u ankuan drejtuesit e Dritës së Gjilanit.

Ky flamur famëkeq u shfaq në ndeshjen zyrtare të Conference League në futboll.

Edhe një turp i radhës, kësaj radhe në tokën spanjolle e cila nuk e njeh shtetin e Republikës së Kosovës.



Read it all at Bota Sot