Skuadra e Chelseat në janar do t’i ketë plotë nëntë ndeshje në dispozicion.
Duke filluar nga 4 janari i vitit 2026, Blutë e Londrës luajnë derbin ndaj Manchester Cityt në Premier League.
Pastaj fillon një orar i ngjeshur, pra nga çdo tri ditë nga një ndeshje (9 gjithsej).
Më datën 7 janar, Chelsea luan ndaj Fulhamit në Premier League.
Vetëm tri ditë më vonë, ndaj Charltonit në FA Cup.