Cristiano Ronaldo shfaq formë mbresëlënëse

- Bota Sot

Cristiano Ronaldo shfaq formë mbresëlënëse

Cristiano Ronaldo ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, pasi ka publikuar një fotografi që tregon qartë formën e tij fizike të jashtëzakonshme, pavarësisht se po i afrohet moshës 41-vjeçare.

Në vitin 2025, ‘ylli’ portugez zbuloi se ka një moshë metabolike prej vetëm 28.7 vitesh, falë përkushtimit maksimal që ka treguar gjatë gjithë karrierës për përgatitjen fizike. Megjithatë, dokumentet e lindjes tregojnë se lojtari i Al Nassr-it është tashmë 40 vjeç dhe do të festojë 41-vjetorin më 5 shkurt.

Kapiteni i Kombëtares portugeze e ka konfirmuar edhe një herë gjendjen e tij fizike përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shfaqet pas një seance relaksuese në sauna.

“Pas saunës”, ka shkruar Ronaldo me humor, duke shoqëruar foton që u bë menjëherë virale.

Mes moshës metabolike dhe asaj reale, një gjë është e sigurt: Cristiano Ronaldo vazhdon të dëshmojë se mosha është vetëm një numër dhe se kufijtë ekzistojnë vetëm për t’u thyer.

Ndërkohë, Ronaldo, së bashku me trajnerin Jorge Jesus dhe João Félix, po përgatitet për rikthimin e Al Nassr-it në garat zyrtare, pas gati një muaji pauzë. Ndeshja e radhës do të jetë më 24 dhjetor, kundër skuadrës irakiane Al Zawraa, në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve Aziatike 2, një kompeticion ku CR7 ende nuk ka debutuar këtë sezon.



Read it all at Bota Sot