Ëndërron rikthimin në Europë

- Bota Sot

Ëndërron rikthimin në Europë

E ardhmja e Marcelo Brozoviq ndodhet në një udhëkryq. Al Nassr i ka paraqitur një ofertë për rinovimin e kontratës mesfushorit kroat, por ende nuk është arritur një marrëveshje. Ish-lojtari i Interit, në fakt, po e vlerëson seriozisht mundësinë për t’u rikthyer të luajë në Europë.

Një opsion shumë tërheqës për Brozovićin, por që përplaset me një pengesë të rëndësishme ekonomike: paga e tij aktuale është tepër e lartë për parametrat e klubeve europiane. Nëse dëshiron vërtet të kthehet në “futbollin që ka peshë”, mesfushori kroat do të duhet të pranojë një ulje të ndjeshme të rrogës.

Këtë e shkruan gazetari Nicolò Schira, i cili shton se një rikthim tek Interi është i pamundur.

E vetmja rrugë italiane mbetet Juventusi i Luciano Spalletti-t, por edhe kjo pistë nuk duket e lehtë, pasi bardhezinjtë duket se kanë plane të tjera për përforcimin e mesfushës.



Read it all at Bota Sot