Amir Rrahmani befason

- Bota Sot

Amir Rrahmani befason

Qendërmbrojtësi i Napolit dhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka bërë një postim në rrjetet sociale, pas fitores së madhe ndaj Milanit mbrëmë.

Napoli i Rrahmanit fitoi 2-0 ndaj Milanit të Max Allegrit, për të zënë vend në finalen e Superkupës së Italisë, të cilën do ta luajë ndaj fituesit të ndeshjes Bologna – Inter.

Rrahmani ka bërë një postim në “Instagram”, ku ka shkruar shkurtimisht: “Finale…”.

Amir Rrahmani e kompletoi tërë ndeshjen ndaj Milanit, duke u vlerësuar me notën 7.6 dhe duke u shpallur si lojtari i ndeshjes nga “Flashscore”.



Read it all at Bota Sot