Mediat greke i bëjnë presion federatës helene për t’i rrëmbyer talentin Shqipërisë

- Bota Sot

Mediat greke i bëjnë presion federatës helene për t’i rrëmbyer talentin Shqipërisë

Portieri i Kombëtares shqiptare U-21 Klidman Lilo është duke zhvilluar paraqitje bindëse te ekipi i OFI Crete në Superligën greke.

Janë pikërisht mediat në këtë shtet që janë “frymëzuar” nga rritja e performancës prej shqiptarit, duke i kërkuar federatës helene për t’i bërë kërkesë të përfaqësojë Greqinë.

Lilo ka lindur në Athinë dhe ka të drejtë të “transferohet” te fqinjët tanë.

Portieri shqiptar është 22 vjeç dhe e ka bërë debutimin me Kombëtaren U-21 më 20 nëntor të 2022.

Në harkun e 3 viteve, Klidman Lilo ka mbetur në “pix-stop”, pra nuk ka arritur të ngjitet te grupi i Sylvinhos.

Mbetet për t’u parë se çfarë do ndodh në vijim, nëse portieri kuqezi do bëjë “tradhtinë” e madh apo do vijoi të pres shansin e tij te ekipi i parë i Shqipërisë.



Read it all at Bota Sot