Skandal me grushte, braktisje

- Bota Sot

Skandal me grushte, braktisje

Flamurtari dhe Teuta kanë dhuruar një barazim 2:2 dramatik mes tyre në Vlorë, por në një ndeshje të shënuar nga një akt i rëndë dhune, pasi tifozët vendas hynë në fushë për të goditur lojtarët durrsakë.

Durrsakët ishin më të kujdesshëm në pjesën e parë, ku ia dolën të ndalnin vrullin e vendasve dhe të gjenin avantazhin me Boçin.

Por në të dytën ndodhi një akt i rëndë që ndryshoi gjithçka, pasi pas një zënke mes lojtarëve, nga tribuna hynë në fushë edhe tifozë vendas për të marrë pjesë në përleshje.

Ndeshja u ndërpre për disa minuta dhe policia u desh të boshatiste gjithë tribunë ballore për të vijuar minutat e mbetura.

Pas saj, ishte Flamurtari i cili shënoi dy herë dhe dukej se kishte siguruar fitoren me përmbysje.

Por në mënyrë të papritur, pikërisht në minutën e 97, erdhi goli i Jazxhi i cili vulosi një barazim dramatik 2:2.



Read it all at Bota Sot