Theo Hernandez: Përveç Ibrës, mungon milanizmi

- Bota Sot

Theo Hernandez: Përveç Ibrës, mungon milanizmi

Një ndarje e dhimbshme pas 6 sezonesh. Nga Riadi, pas paraqitjes zhgënjyese të Milanit në Superkupë ndaj Napolit, Theo Hernandez foli për herë të parë mbi largimin, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”: “Këtu jam shumë mirë. Ishte zgjedhja më e mirë. I vetmi problem është trafiku”.

Për Inzaghin tek Al Hilal: “Në fushë është strikt, jashtë saj krejt tjetër, një zotëri”. Për Milanin: “U takuam para ndeshjes me Napolin.

Më vjen keq për humbjen. I thashë ‘bravo’ Bartesaghit, përqafova Modrićin. Pashë Allegrin, Taren dhe Ibrën. Furlani nuk ishte aty”.

Theo thekson: “Nuk doja të largohesha.

Prioriteti im ishte të qëndroja te Milani. Pas Maldinit gjithçka ndryshoi për keq. Përveç Ibrës, ndihet mungesa e milanizmit”.

 Për zërat negativë:

“Ka njerëz që duan të të shkatërrojnë jetën dhe karrierën”.

Mesazhi final: “Nëse Milani fiton titullin, do të festoj me tifozët. Të kthehem? Tani dua të fitoj këtu. Sidoqoftë, sa kohë janë disa persona aty, nuk kthehem”.



Read it all at Bota Sot