Alarmon Guardiola

- Bota Sot

Alarmon Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur rreth të ardhmes së tij.

Spanjolli, me disa nga fjalët e tij ka lënë të kuptohet se largimi i tij është më afër se që duket.

“Manchester City si klub duhet të jetë i përgatitur për trajnerin e tyre të ardhshëm.

Unë jam një njeri i çuditshëm, djalë i çuditshëm, dhe ndoshta zgjohem në mëngjes dhe them:

Po iki. Çao, çao!. Ata duhet të jenë të përgatitur, por nuk është rasti që unë po iki”, u deklarua Guardiola.

Guardiola, është pjesë e Cityt që nga viti 2016 ku i cili është trajneri më i suksesshëm që ka pasur kjo skuadër.



Read it all at Bota Sot