Ultimatumi te Vllaznia

- Bota Sot

Ultimatumi te Vllaznia

Në fillimin e kësaj jave siç mësohet për gazetën ka pasur një mbledhje te Vllaznia.

Ku si stafi drejtues, ai teknik dhe gjithë futbollistët kanë qenë pjesë e një analize, për të marrë masat dhe dalë nga kjo situatë sa më shpejt të jetë e mundur.

Sipas burimeve, mbledhja nuk ka qenë edhe aq e qetë sa zakonisht ku janë kërkuar arsyet e kësaj rënie që ka pasur skuadra. Në mënyrë që ndoshta të kuptohen edhe pakënaqësitë dhe pse po ndodh ky “ngërç” i kuqebluve.

Momentalisht sipas informacioneve ka një ultimatum në radhët e klubit shkodran përsa i përket dy ndeshjeve të fundit të vitit.

Ku objektivi i vetëm është marrja e 6 pikëve në duelet me Tiranën dhe Flamurtarin, që mbyllin vitin 2025 për shkodranët.



Read it all at Bota Sot