Vllaznia “harron” si fitohet në kampionat, Tirana merr pikë shprese

- Bota Sot

Vllaznia “harron” si fitohet në kampionat, Tirana merr pikë shprese

Tirana dhe Vllaznia kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Superiores.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi me shifrat 1-1.

Rezultati final u vendos që në pjesën e parë, ku Enea Jorgji akordoi 3 penallti, 1 për Tiranën dhe 2 për shkodranët.

Bardheblutë e kthyen në gol me anë të Rafa, ndërsa 2 të tjerat për Vllazninë i ekzekutoi Balaj. Ky i fundit shënoi të parën, por gaboi tek e dyta.

Kështu, bardheblutë shkojnë në kuotën e 9 pikëve, por mbeten në vendin e fundit. Në krahun tjetër me 27 pikë të grumbulluara, Vllaznia mbetet në vendin e 4-t.



Read it all at Bota Sot