Egnatia merr kryesimin e kampionatit

- Bota Sot

Egnatia merr kryesimin e kampionatit

Është mbyllur java e 17-të e kampionatit “Abissnet Superiore”.

Dy ndeshjet e fundit u luajtën sot.

Klasikja e futbollit shqiptar, Tirana – Vllaznia, e zhvilluar në “Selman Stërmasi”, u mbyll në barazim 1:1.

Bylis mposhti AF Elbasanin në “Adush Muça” me rezultatin 3:2.

Egnatia triumfoi ndaj Partizanit në “Arena Egnatia” me rezultatin 2-1.

Falë këtij suksesi të rëndësishëm, rrogozhinasit morën kryesimin e kampionatit me 34 pikë.

Dinamo City mundi Vorën në “Air Albania” me përmbysje 2-1, ndërsa ndeshja Flamurtari – Teuta u mbyll në barazim 2-2.



Read it all at Bota Sot