Një gjobë prej 10 mijë eurosh trajnerit të Milanit

- Bota Sot

Një gjobë prej 10 mijë eurosh trajnerit të Milanit

Masimiliano Alegri vazhdon të dhurojë shfaqje pas shfaqje në pankinë me sjelljet e tij dhe këtë radhë duket se komisionet disiplinore në Itali e kanë falur duke shmangur pezullimin e tij pas ngjarjes në duelin e Superkupës ndaj Napolit në Riad.

Atje Alegri fyeu vazhdimisht Gabriele Orialin, drejtuesit e napolitanëve, duke sjellë tension, por edhe duke mos i shpëtuar kamerave të cilat publikuan pamjet që nuk dhuronin një imazh të mirë për trajnerin e Milanit.

Megjithatë, komisionet disiplinore në Itali kanë zgjedhur që të mos e pezullojnë, por i kanë vendosur një gjobë prej 10 mijë eurosh trajnerit të Milanit.

“Për sjellje provokuese në drejtim të një zyrtari të ekipit kundërshtar, të cilit i thoshte vazhdimisht edhe fraza ofensive”, shkruhej në raportin që shoqëronte dënimin e Alegrit.



Read it all at Bota Sot