Papa Leoni XIV mëson gjermanisht dhe luan një lojë tavoline në telefon kur vuan nga pagjumësia

- Bota Sot

Papa Leoni XIV mëson gjermanisht dhe luan një lojë tavoline në telefon kur vuan nga pagjumësia

Interes i madh është ngjallur, në Itali dhe më gjerë, nga lajmet në lidhje me Papa Leonin XIV dhe kohën e tij të lirë.

Siç shkruan shtypi italian, kur papa nuk arrin të flejë, ai e investon kohën e tij në mënyrë produktive. Më konkretisht, ai dyshohet se përdor një nga aplikacionet më të njohura të internetit për të mësuar gjermanisht.

Kohët e fundit, disa qytetarë, nga e gjithë bota, të cilët gjithashtu po mësojnë gjuhë të huaja falë këtij aplikacioni, kishin parë një përdorues të hynte me emrin @drPrevost. Ky është i njëjti emër përdoruesi që Ati i Shenjtë amerikan i Katolikëve kishte zgjedhur në X, para zgjedhjes së tij.

La Repubblica shkruan sot se vëllai i Papës, John Prevost, u pyet për këtë nga revista National Catholic Reporter dhe u përgjigj se Papa Leoni është mësuar të lidhet me telefonin e tij dhe të luajë një lojë elektronike interaktive "të zgjuar" dhe të njohur, e cila është një evolucion i fjalëkryqit dhe një lojë tavoline: secili lojtar duhet të arrijë të hartojë një fjalë të përbërë nga pesë shkronja, duke bërë, maksimumi, gjashtë përpjekje, raporton AMNA, përcjell KosovaPress.

John Prevost shtoi se ai dhe vëllai i tij shkëmbejnë informacione çdo ditë në lidhje me rezultatin që arrijnë në këtë lojë dhe se nuk është i befasuar që Papa mund të përdorë një aplikacion për të përsosur një gjuhë tjetër të huaj.

Papa Leoni XIV, përveç gjuhës amtare angleze, flet edhe gjuhën italishte, spanjishte, frëngjishte dhe portugalishte. Së fundmi, ai lexon dhe flet edhe latinisht, e cila është edhe gjuha zyrtare e Kishës Katolike.



Read it all at Bota Sot