Reali Madridi fiton përballjen me Sevillën e Adnan Januzajt

- Bota Sot

Reali Madridi fiton përballjen me Sevillën e Adnan Januzajt

Reali Madridi ndal tre pikë para shikuesve të vet, duke triumfuar me rezultat 2:0 në përballje me Sevillën, në ndeshjen e javës së 17-të në Kampionatin e Spanjës.

Reali ka arkëtuar tre pikë domethënëse duke ruajtur hapin për kreun e tabelës.

Futbollisti Jude Bellingham shënoi në minutën e 38-të pas asistimit të Rodrygos.

Adnan Januzaj futet në lojë në minutën e 84-të, i cili me Sevillën dolën duarthatë nga “Santiago Bernebau” në Madrid.

Në minutën e 86-të, Kylian Mbappe i saktë nga penalltia, 2:0.

Sevilla mbetet pa një lojtar në fushë nga minuta e 68-të, Marcao u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.

Reali zë vendin e dytë me 42 pikë, ka një ndeshje më shumë e një pikë më pak se lideri Barcelona. Sevilla renditet në vendin e 9-të me 20 pikë të mbledhura.



Read it all at Bota Sot