Ndeshjet e Interit, Milanit, Napolit dhe Bolognas shtyhen

- Bota Sot

Ndeshjet e Interit, Milanit, Napolit dhe Bolognas shtyhen

Raundi i 16-të i Serie A ka filluar, por këtë fundjavë nuk do të zhvillohen ndeshjet e Inter, Milan, Napoli dhe Bologna, për shkak të angazhimeve të tyre në Supercoppa Italiana në Riad, Arabinë Saudite.

Në gjysmëfinalet, Napoli mundi Milan 2-0 me gola të David Neres dhe Rasmus Hojlund, ndërsa Bologna arriti të kalojë në finalen përballë Inter, pas goditjeve nga pika e penalltisë.

Kështu, finalja e Supercoppa Italiana do të zhvillohet mes Napolit dhe Bolonjës në Al-Awwal Park, të premten e ardhshme.

Si pasojë, ndeshjet e planifikuara të Serie A për këtë fundjavë janë shtyrë dhe do të zhvillohen në mesjavë më 14 dhe 15 janar.

Napoli vs Parma – e mërkurë, 14 janar, ora 17:30

Inter vs Lecce – e mërkurë, 14 janar, ora 19:45

Verona vs Bologna – e enjte, 15 janar, ora 17:30

Como vs Milan – e enjte, 15 janar, ora 19:45

Kjo mini-javë e ndeshjeve do të zhvillohet midis raundeve të 20-të dhe 21-të të kampionatit, duke garantuar që skuadrat të përmbushin të gjitha ndeshjet e Serie A pa krijuar kolaps në kalendar.



Read it all at Bota Sot