Fullkrug një hap larg Milanit

- Bota Sot

Fullkrug një hap larg Milanit

Niclas Fullkrug pritet të jetë përforcimi i ri i Milanit.

Pas humbjes në Superkupën e Italisë dhe dëmtimit të Santiago Gimenez, drejtori sportiv, Igli Tare, ka lëvizur shpejt në merkato, duke mbyllur një operacion që parashikon ardhjen e sulmuesit gjerman në formën e një huazimi falas me të drejtë blerjeje.

Sipas raportimeve, e drejta e blerjes është vendosur në shifrën 12–13 milionë euro. Füllkrug pritet të mbërrijë në Milano brenda fundit të vitit, ndërsa 24 orët e ardhshme konsiderohen vendimtare për arritjen e marrëveshjes përfundimtare. Sulmuesi i West Ham-it e ka vendosur Milanin në krye të preferencave të tij.

Kontrata fillestare do të jetë deri në fund të sezonit, me një pagë prej 1,5 milionë eurosh. Në rast se klubi kuqezi vendos të ushtrojë të drejtën e blerjes, ish-lojtari i Borussia Dortmundit do të firmosë një kontratë deri në vitin 2028, me një pagë prej 3 milionë eurosh në sezon.

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, është i bindur se Füllkrug mund të jetë një element i rëndësishëm për skuadrën, pavarësisht problemeve fizike që e kanë shoqëruar kohët e fundit. Operacioni shihet si një zgjidhje e menjëhershme për repartin ofensiv kuqezi.



Read it all at Bota Sot