Mbappe: Është idhulli im

- Bota Sot

Mbappe: Është idhulli im

Kylian Mbappe arriti kuotën e 59 golave këtë vit kalendarik, duke barazuar rekordin e Cristiano Ronaldos, i cili kishte qenë në fuqi që nga viti 2013.

Dhe sulmuesi i Real Madridit ia dedikoi këtë moment historik portugezit, duke festuar me “siun” e famshme të CR7.

“Arritja e këtij rekordi është e pabesueshme. Ronaldo është idhulli im, më i miri në historinë e Real Madridit, një pikë referimi për futbollin botëror…

Doja t’i bëja homazh me festimin tim. Ai gjithmonë ka qenë i sjellshëm me mua, duke më ndihmuar të përshtatem me Real Madridin.

Folëm shumë. Ishte bukur. Kam festimin tim, por doja ta bëja si të tijin, t’ia dedikoja atij.

Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Cristianon”, tha Mbappé, i cili postoi edhe një foto të tij si fëmijë me Cristiano Ronaldon.



Read it all at Bota Sot