Fiorentina ka vendosur, nga kriza do e nxjerrë njeriu i telasheve të Juventusit

- Bota Sot

Fiorentina ka vendosur, nga kriza do e nxjerrë njeriu i telasheve të Juventusit

Klubi i Fiorentinës duket se ka gjetur më në fund njeriun me të cilin shpreson të dalë nga kriza e thellë që ka përfshirë skuadrën e qytetit të Firences. Fabio Paratiçi, ish-drejtori sportiv i Juventusit, do të kthehet përsëri në Itali dhe pritet që të marrë këtë rol në radhët e klubit në një moment kur skuadra mbyll tabelën e Serisë A.

Paratiçi qëndroi për një kohë të gjatë larg fushave të lojës për shkak të dënimit që mori si pasojë e telasheve që krijoi te Juventusi, me çështjen e plusvalencave për rregullimin e bilanceve financiare.

Ai u cilësua mes shkaktarëve, bashkë me drejtuesit më të lartë si Anjeli e Nedved, të cilët u përjashtuan pas vendimeve disiplinore.

Paratiçi ndërkohë kishte shkuar në Angli te Totenhmi, por u detyrua që të linte edhe klubin e Premier Ligës derisa t’i mbaronte pezullimi. Ai u kthye përsëri në punë vetëm pak muaj më parë, pasi kishte kaluar pjesën e parë të vitit duke bërë negociata me Milanin, por me këtë të fundit që zgjodhi Igli Taren.

Tani, ai parashikohet që të ndërpresë kontratën me Totenhemin dhe që në ditët e ardhshme të zbarkojë në Firence, për të rindërtuar një ekip i cili po paraqitet në formë të mjerueshme në këtë edicion.



Read it all at Bota Sot