Një grua 40-vjeçare në Itali është vrarë brutalisht nga partneri i saj i cili e goditi për vdekje të paktën tetë herë me thikë përpara se të vriste veten.
Autori i krimit, i identifikuar si Diego Di Domenico, goditi për vdekje 40-vjeçaren Ana Tagliaferri, e cila zotëronte një pastiçeri të njohur në qytetin Cava dei Tirreni, në Italinë jugore. Më pas ai u ngjit në çatinë e shtëpisë ku jetonte me viktimën dhe i dha fund jetës duke u hedhur.
Sipas Rai, Domenico e goditi Annën me thikë tetë herë në qafë dhe fytyrë.
Gjatë përleshjes, ai plagosi lehtë edhe nënën e saj, e cila u përpoq ta mbronte vajzën e saj. Dëshmitarja e vetme e sulmit, ajo tani ndodhet në spital në gjendje shoku.