Roma po vazhdon të ndjekë një marrëveshje për janari për ish-sulmuesin e Bolognas, Joshua Zirkzee, dhe edhe pse holandezi ka treguar interesim, “Giallorossi” ende nuk kanë arritur një marrëveshje me Manchester United sipas përditësimeve më të fundit.
Roma shpreson të forcojë departamentin sulmues gjatë afatit të transferimeve të janarit dhe është lidhur me lëvizje për Zirkzee dhe për reprezentuesin italian Giacomo Raspadori, ndër të tjerët.
24-vjeçari ka startuar vetëm në katër nga 17 ndeshjet e Manchester Unitedit në Premierligë deri tani këtë sezon, dhe ato paraqitje kryesisht kanë ardhur për shkak të dëmtimeve të lojtarëve të tjerë.
Sipas përditësimeve më të fundit nga Florian Plettenberg i “Sky Sport DE”, Zirkzee është “i impresionuar” nga propozimi që Roma ka paraqitur.
Megjithatë, aktualisht Manchester United nuk ka dhënë miratimin e tij, që do të thotë se rruga për Roma ende mbetet e bllokuar.
Interesimi i “Giallorossi” është përshkruar si “konkret”, megjithatë ata nuk janë pala e vetme e interesuar që po shikon afatin e transferimeve të janarit.