Leon Goretzka është kthyer në një nga emrat më të përfolur në prag të hapjes së merkatos së dimrit.
Mesfushori ka kontratë deri në vitin 2026 por nuk ka ende siguri për rinovim, pasi klubi bavarez dyshon nëse ai mund të rikthehet në nivelin fizik që e bëri dikur vendimtar në dominimin europian të skuadrës.
Rënia e intensitetit dhe ndryshimi i rolit pas Botërorit të Katarit kanë ndikuar në pozicionin e tij te Bayerni, ndaj Goretzka shihet më shumë jashtë se brenda projektit afatgjatë.
Kjo situatë ka zgjuar interesin e disa klubeve, me Atletico Madrid që tashmë ka pasur kontakte, duke e konsideruar si një mundësi të shkëlqyer për eksperiencën dhe profilin e tij luftarak.
Në moshën 30-vjeçare, Goretzka mbetet një lojtar me peshë në treg, i aftë të bëjë diferencën, sidomos nëse transferimi realizohet me kosto të ulët ose si lojtar i lirë.