Dinamo do të luajë sot me Partizanin në derbin e kryeqytetit, aty ku të dyja skuadrat do të synojnë më të mirën.
Fitorja e fundit ndaj Vorës, ka rikthyer besimin te skuadra e Dinamos që duket se e kë lënë pas humbjen me kampionët.
Dinamo do të ketë sërish mungesa ndaj Partizanit dhe Daja duhet të llogarisë ekipin e tij pa Alijin e Gudiabin, ndërkohë që rikthehet Klevi Qefalija por që me shumë gjasa, mund ta nisë nga stoli.
Edhe ndaj Partizanit, Daja pritet t’i besojë 11-shes që ishte në fushë në ndeshjen ndaj Vorës, duke nisur me Aldo Teqjen në portë, i ndihmuar në mbrojtje nga Neziri në të majtë e Maliqi në të djathtë. Në qendër të mbrojtjes, e konfirmuar mbetet dyshja Dita-Teikseria.
Në mesfushë, Beqja pritet të zërë vend para mbrojtjes dhe së bashku me të, vend do të ketë edhe për Lorenco Vilën dhe Eridon Qardakun. Në sulm, Bregu nga e djathta e Nani nga e majta, do të jenë në ndihmë të Guindos i cili do të jetë në qendër.
Në sfidat e fundit, Daja ka provuar të bëjë edhe një ndryshim në vendosje duke kaluar shpesh herë Vilën në sulm e Bregun pas Guindos, megjithatë ndaj Partizanit mund të ketë ndryshime vetëm gjatë ndeshjes.