Ekziston një anë e Lamine Yamal që rrallë shihet jashtë 90 minutave dhe dritave të stadiumeve.
Gjatë një vizite në apartamentin ku jeton aktualisht, talenti i ri zbulon detaje nga përditshmëria e tij, mes riteve të vogla, zakoneve të çuditshme dhe objekteve personale.
Së shpejti ai do të largohet nga shtëpia që ndan me mikun Sohaib dhe kushëririn Mohamed Abde, për t’u transferuar në ish-banesën e Gérard Pique dhe Shakirës.
Ambientet pasqyrojnë personalitetin e tij: statuja, konzola videolojërash dhe aroma e vazhdueshme e vaniljes. Yamal flet me humor për një zakon të pazakontë.
“Ja pse nuk mund të kem të dashur, sepse zgjohem natën”, – thotë ai, duke treguar se shpesh çohet për të ngrënë biskota.
Vizita shndërrohet edhe në një udhëtim sportiv kujtimesh.
Mes relikeve spikat topi me të cilin shënoi ndaj Francës në gjysmëfinalen e “Euro 2024”, të cilin e quan “gjëja më e çmuar e shtëpisë sime”. Pranë shtratit ruan një foto nga fëmijëria, ndërsa një frigorifer i vogël është bërë simbol i rutinës së tij.