Dëmtimi i Isak detyron Liverpool të hyjë në afatin kalimtar

- Bota Sot

Dëmtimi i Isak detyron Liverpool të hyjë në afatin kalimtar

Fati i keq duket se po përndjek Alexander Isak.

Sulmuesi suedez, i blerë në verë nga Liverpool për 145 milionë euro, pësoi një dëmtim të rëndë, që do ta lërë të paktën dy muaj jashtë fushave. Një lajm i keq ky për “Reds”.

Situata e krijuar së fundi ka bërë që drejtuesit e Liverpool të mendojnë seriozisht për t’u futur në merkato. Trajneri Arne Slot, me Cody Gakpo në bokse dhe Mohamed Salah të impenjuar në Kupën e Afrikës, mbetet vetëm me Ekitike, Chiesa dhe të riun Ngumoha.

Sipas asaj që bën me dije “The Athletic”, në janar pritet që drejtuesit e klubit të sjellin në “Anfield” një sulmues të ri. Emri më i lakuar është ai i Antoine Semenyo të Bournemouth, që ka një klauzolë prej 65 milionë eurosh dhe kjo vlen deri më 10 janar.

Për sulmuesin ganez në fakt ka një konkurrencë të fortë.

Për të interesohen edhe Manchester City e Manchester United, që kanë kontaktuar me agjentin e tij.



Read it all at Bota Sot