Disa përpjekje të dështuara koloniale karakterizojnë historinë e trishtë të Grenlandës. Ndoshta më spektakularja përfshin martesat në grup midis grave të dënuara dhe skllevërve.
Keni ndëgjuar për Hans Egede, ai ishte prifti me origjinë norvegjeze, i cili në shekullin e 18-të donte ti kthente "paganët Greenlandez” në nënshtetas të krishterë. Ai e kaloi pothuajse gjithë jetën e tij duke krijuar koloni në Grenlandë.
Por pak njerëz i dinë detajet e shumë projekteve të dështuara koloniale.
A e dini se një përpjekje për të dërguar kolonë danezë në Grenlandë në 1728 përmban një histori kriminelësh, prostitutash, martesash të detyruara dhe vdekjesh të zymta?
Para se të arrijmë ndoshta në pjesën më spektakolare të historisë koloniale, duhet të i qasemi ngjarjes nga fillimi!
-Ishte viti 1721 kur Hans E i ishte dhënë drita jeshile nga Mbreti Frederiku IV i (Danimarkës-Norvegjisë) për të nisur lundrimin për në Grenlandë dhe për të krijuar koloninë e parë të Danimarkës në ishullin gjigant.
– Vetë Egede thotë se i kishte ardhur keq për këta “paganë të egër”, siç i quan ai, por ai “dëshironte” ti shpëtojë dhe ti bëjë të krishterë, thotë Emil Andersen, i cili është doktor shkence në Universitetin e Kopenhagës dhe punon në Muzeun Kombëtar të Danimarkës.
-Për mbretin ishte tepër e turpshme për faktin se Grenlandezët bënin tregti me kombe të tjera evropiane, edhe pse ai pretendonte se ishte e përshtatshme për ishullin, por ai nuk kishte kontroll të plotë mbi trupat, vazhdon Andersen.
"Kolonia e Shpresës" bëhet një dështim!
Hans Egede udhëton me familjen e tij dhe disa punëtorë që do të ndihmojnë në ndërtimin e shtëpive për danezët ku duhej të jetonin në ishull.
Së bashku ata do të punojnë për ti bërë Grenlandezët nënshtetas që i frikësohen Perëndisë, por projekti i kolonisë dështoi.!
Kjo “Koloni e Shpresës”, siç e quan Egede, ndodhej në një arkipelag afër Nuuk-ut të sotëm në Grenlandën Perëndimore, një zonë jashtëzakonisht e ekspozuar ndaj erës dhe mjegullës, prandaj ishte vërtetë e vështirë të jetohej atje, shpjegon Andersen.
Përveç kësaj, tregtia me popullsinë vendase nuk shkoi siç ishte planifikuar, sepse Egede dhe kolonët marrin shumë më pak balena nga sa pritej për mallrat evropiane që sjellin me vete.
Prandaj, në vitin 1724, Egede u përpoq të krijonte një koloni të re, këtë herë rreth 300 kilometra më në veri, por as kjo koloni e quajtur Nepis nuk ishte funksionale, sepse nuk kishte ushqim të mjaftueshëm dhe kushtet e motit ishin të vështira. Në verën e ardhshme danezët kthehen në Koloninë e Shpresës, aty ku kishin mbetur pak banorë, për të marrë furnizime të reja.
– Por kur u kthyen në Nepis, kolonia ishte djegur nga gjuetarët holandezë të balenave dhe udhëtarët tregtarë. Holandezët e panë praninë daneze si një kërcënim për tregtinë e tyre të balenës, e cila mund të përdoret si vaj në llambat e rrugëve në Evropë, thotë Andersen.
Shkëndijat e një zjarri holandez ndezin flakë të re!
Është ndoshta ky zjarr që ndezi një shkëndijë te mbreti Frederiku IV, prandaj ai edhe u zemërua shumë, sepse shkatërrimi i një kolonie daneze ishte një agresion kundër Danimarkës, shpjegon autori i historisë, Andersen.
Pra, mbreti bën të gjitha përpjekjet e tij për ta bërë projektin kolonial të suksesshëm, në mënyrë që të parandalojë kombet e tjera, si Holanda dhe Anglia, të sfidojnë "të drejtën" e Danimarkës për Grenlandën dhe burimet natyrore në ishull!
Projekti i kolonisë tani do të jetë një prioritet, thotë Andersen, klshtu që në vitin 1728, mbreti dërgoi rreth 100 njerëz të tjerë në Grenlandë.
Ata ishin të përzgjedhur posaçërisht për të krijuar një koloni të re dhe të qëndrueshme në ishull, dhe këtu u përfshinë; ushtarë, zejtarë, detarë dhe gjuetarë balenash.
Ndër të tjera, dymbëdhjetë ish-ushtarë të ushtrisë do të martohen me dymbëdhjetë gra. Ato përmenden si "vajza të punësuara" në burimet historike dhe vijnë nga një burg grash nga Christianshavn në Kopenhagë.
Ish-ushtarët që ishin bërë skllevër!
Po kush janë ish-ushtarët e përzgjedhur?
– Ata në fakt ishin gjermanë, përderisa ushtria daneze ishte si shumë ushtri të tjera ndërkombëtare, në këtë kohë të shekullit 18-të, thekson, Emil Andersen.
Ushtarët të cilët kishin kryer krime gjatë shërbimit të tyre, kryesisht vjedhje ose dhunë, ose kishin tentuar të dezertonin. Këtyrr iu afrua mundësia për të udhëtuar në Grenlandë, sepse ishin të ngujuar si skllevër në kështjellën e Kopenhagës, dhe të dënuar të qëndronin atje për gjithë jetën.
Ata jetonin në kushte të mjerueshme dhe kryenin punë të detyruara, si bartjen e dheut, gurëve të rëndë ose ishin të detyruar të gërmonin liqeneve të Kopenhagës. Ata ishin të burgosur ose skllevër, ashtu siç i shihni në filmat e piratëve, ku mbajnë anketa me topa të rëndë hekuri të lidhur në këmbë, shpjegon Andersen.
Ish-ushtarët marrin një mundësi të artë. Ata mund të fillojnë një jetë të re në Grenlandë, dhe detyrohen të martohen dhe të mbrojnë koloninë kundër të huajve.
Ishte një zgjedhje e mirë për skllevërit, sepse liroheshin nga zingjirët e rëndë për të jetuar në Grenlandë? thotë Andersen.
Pra të gjithë i thonë po kërkesës!
“Shërbëtorët e punësuar” nga burgu i grave!
Po dymbëdhjetë gratë me të cilat ishin çiftuar ushtarët?
Ato janë përzgjedhur nga i ashtuquajturi Børnehuset në Christianshavn, i cili ishte një lloj burgu korrektues për gratë dhe fëmijët.
"Ato që jetonin atje zakonisht ishin dënuar për krime të tilla si prostitucioni dhe vjedhja," thotë Andersen.
Atyre iu dha e njëjta ofertë, dëshirojnë të qëndrojnë këtu, apo të udhëtojnë në Grenlandë dhe të nisin jetën nga e para!
Të gjitha gratë pranuan të cilat ishin midis 20 dhe 30 vjeç, u përzgjodhën gjithashtu në bazë të aftësive të tyre fizike për të mbetur sa më shpejtë shtatzënë!
Mbetën shtatzënë, por me kë?
Çiftet paraprakisht ishin martuar në Danimarkë në një dasmë në grup dhe më pas lundrojnë për në Grenlandë, ku do të ndërtojnë disa shtëpi dhe do të krijojnë një koloni daneze të lulëzuar në mes të asaj që sot quhet Nuukfjord, thotë Emil Andersen.
Disa nga gratë mbeten shtatzënë, por jo domosdoshmërisht me bashkëshortin, sipas dokumenteve të sapo zbuluara nga Arkivi Kombëtar.
– Guvernatori i atëhershëm i kolonisë i shkruan në shtëpi mbretit për këto martesa të cilat shkonin krejtësisht keq. Pra, ato nuk shkonin mirë me partnerin e tyre të përzgjedhur pa vetë dëshirë, prandaj duket se ishin të detyruara të rrijnë bashkë, thotë Andersen.
Por së shpejti për çiftet erdhën gjëra të tjera për të menduar, përderisa u vonuan shumë për në Grenlandë dhe për këtë arsye arritën në korrik në vend të qershorit, dhe njëherit nuk kishin me vete materialet e duhura të ndërtimit në atë mot tepër të lig!
– Po mbyteshin nga shiu, por edhe nga puna e lodhshme me një orar nga ora tre e mëngjesit deri në nëntë të natës. Mezi arritën të ndërtojnë vetëm një shtëpi deri në fund të shtatorit edhe pse ishin më shumë se njëqind njerëz. Kaq shumë njerëz ishin të detyruar të jetojnë nëpër tenda kur biente borë edhe në muajin tetor, thotë Andersen.
Kushtet e këqija të jetesës, të kombinuara me ushqim të dobët, një klimë të lagësht dhe me të ftohtë, ishte ejam për epidemi sëmundjesh.
U sëmuren në tetorin e ftohët, kurse më në fund kur vjen vera, 45 persona vdiqën, thotë Andersen.
Në mesin e ish-ushtarëve dhe grave nga Shtëpia e Fëmijëve, vdesin rreth pesë gra dhe pesë burra.
Fati deshti që vdekjet të lënë një të ve dhe një vejan, pothuajse nga të gjitha çiftet, por vetëm një çift mbijeton!
– Çifti që mbijetoi iu lejua të zgjedhnin njëri-tjetrin përpara se të përzgjedhnin çiftet e tjera, thotë Andersen.
Ish-ushtari gjerman Johan Meyer dhe danezja Maria Madsdatter përballen me kushtet më ekstreme të motit dhe sëmundjen, thotë Andersen.
– Johani kishte ikur nga ushtria për t’u martuar me Marinë, por e kapën. Maria më vonë u burgos pasi u përpoq ta ndihmonte Johanin që të arratisej.
Dy të burgosurve iu dha më pas mundësia të shkonin në Grenlandë dhe të ndihmonin me projektin e kolonisë.
Këta të dy janë çifti i vetëm që u kthyen në Danimarkë së bashku si njerëz të lirë, shpjegon Andersen.
Në 1730, mbreti Frederiku IV vdes. ndërsa pasardhësi i tij, Christian VI, nuk mendonte se projekti kolonial ishte aq i rëndësishëm.
Në 1731, Christian VI vendos të sjellë në shtëpi të mbijetuarit nga kolonia.
Kjo ishte ndihmesa e vdekjes për vendbanimin e vërtetë danez në Grenlandë. Pas kësaj, kompanitë tregtare dhe krerët e qeverive u fokusuan në misione të tregëtisë, përfundon Andersen.
Referenca:
Emil Andersen: Turma më epshore – një histori për kolonistët në Grenlandë 1728-31. Gyldendal, 2025. (Përmbledhje)
© Science.dk. Përkthyer nga Lars Nygaard për forskning.nr. Lexoni artikullin origjinal në videnskab.dk