Mbrojtësi Leard Sadriu me sukses po luan për ekipin rumun Arges.
Ai sot është pritur nga kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu.
Gjatë takimit biseduam për futbollin në përgjithësi.
“Një takim veçantë, me yllin në ngjitje të futbollit, ferizajasin e sukseseve sportive, futbollistin e jashtëzakonshëm të FC Ferizaj ku edhe nisi karrierën e më pas të "Shkëndija" të Tetovës, "Skënderbeu" të Korçës, "Maura" të Sllovenisë e tash futbollistin e "Arges" në Rumani, lojtarin e Kosovës nga U15 deri tek Kombëtarja A, Leard Sadriu, ferizajasi që po ndërton karrierë të begatë me talentin e tij, duke na bërë krenarë të gjithëve”, - ka shkruar Aliu në profilin e tij në facebook.