Maria McAneny shënoi pas 3.8 sekondash në Hibernian - Celtic

- Bota Sot

Maria McAneny shënoi pas 3.8 sekondash në Hibernian - Celtic

Mrekullia ndodhi që në fillim. Një gol për librin e rekordeve, “Ginis” u shënua në ligën profesioniste të futbollittë femrave në Skoci.

Autorja ishte Marija Mekeneni, lojtare e Sëlltikut të Gllazgout që triumfoi 2-1 në fushën sportive të Hibernianit.

Mesfushorja 21-vjeçare skoceze nuk priti aspak, por shfrytëzoi daljen nga porta të gardianes vendase, menjëherë pasi u dha goditja e parë e topit.

Pritet vetëm që të kalojë koha e duhur për të kontrolluar gjithçka, që kjo rrjetë ta fitojë statusin si më e shpejta në futbollin botëror të vajzave.

Mekeni mund të jetë e lumtur pasi sapo ka fituar edhe ftesën për në kombëtaren e Skocisë.

Skuadra e saj nuk e pati shumë të lehtë në Hibernian, pavarësisht golit të mrekullueshëm.

Vendaset ia dolën që të barazonin, dhe u desh një penallti në pjesën e dytë, që të merreshin tri pikët.

Atë e realizoi Nunën.

Sëlltiku është në vendin e dytë në kampionat me 31 pikë, po aq sa Hërts dhe Rejnxhërs, ndërsa në krye me 7 pikë diferencë ndodhet Gllazgou Siti.



Read it all at Bota Sot