Bie nga rreth 70 metra në Mal të Zi, humb jetën ish-futbollisti gjerman

- Bota Sot

Bie nga rreth 70 metra në Mal të Zi, humb jetën ish-futbollisti gjerman

Bota e futbollit është e tronditur nga lajmi i vdekjes së ish - futbollistit gjerman Sebastian Hertner. 

"34-vjeçari vdiq të dielën në një aksident të rëndë në qendrën e skive Savin Kuk në Mal të Zi, pasi bie nga një lartësi prej rreth 70 metrash.

Tragjedia ndodhi ndërsa Hertner dhe gruaja e tij 30-vjeçare po përdornin një teleferik dyvendesh në qendrën e skive pranë Zhablakut, në vargmalin Durmitor.

Pas rënies së tij, gruaja e tij mbeti e bllokuar në teleferikun e skive dhe u shpëtua nga shërbimet e emergjencës. Ajo pësoi thyerje të këmbës”, shkruan media kroate “Index”.

Hertner luajti në ligën e dytë gjermane për 1860 Munih, Erzgebirge Aue dhe Darmstadt gjatë karrierës së tij.

Ai ishte aktiv së fundmi si kapiten i ekipit të divizionit të pestë ETSV Hamburg, i cili i dha lamtumirë në një postim prekës në rrjetet sociale.

"Me hidhërim të madh njoftojmë sot se kapiteni ynë Sebastian Hertner ndërroi jetë në një aksident tragjik gjatë pushimeve. Jemi të tronditur dhe thellësisht të prekur.

Ngushëllimet tona të sinqerta familjes dhe të dashurve të tij. Pusho në paqe", - thuhet nga klubi gjerman.



Read it all at Bota Sot