Lazio dhe Claudio Lotito mund të marrin frymë lirisht.
Sipas lajmeve të fundit, klubi bardhekaltër do të jetë në gjendje të operojë lirshëm gjatë merkatos të dimrit.
Komisioni i pavarur që mbikëqyr llogaritë e klubeve italiane thuhet se u ka dhënë dritën jeshile bardhekaltërve, duke pasur parasysh se janë përmbushur të gjithë parametrat e kërkuar, duke përfshirë një raport të kostove të zgjeruara të punës me të ardhurat prej më pak se 0.8.
Pas ndalimit të vendosur në verë, Maurizio Sarri tani do të jetë në gjendje të diskutojë çështjet më lirshëm me klubin dhe të identifikojë përforcimet e nevojshme.