Milani nxjerr Nkunku në shitje

- Bota Sot

Milani nxjerr Nkunku në shitje

Dikush vjen, dikush tjetër ikën. Pavarësisht dëmtimit të Santi Gimenez, në sulmin e Milanit nuk ka më hapësirë. Ardhja e Fullkrug në Milano i hap rrugën shitjes së një sulmuesi nga klubi kuqezi.

Lojtari që Tare mendonte të largonte në merkaton e dimrit ishte pikërisht meksikani, por kjo tashmë nuk mund të ndodhë. Kush mund t’i bëjë vend Fullkrug në skuadër?

Përgjigja është Christopher Nkunku, blerja e orës së fundit në verë dhe një zhgënjim total në këtë pjesë të parë të sezonit.

Problemi është se francezi i ka kushtuar jo pak Milanit, 37 milionë euro, plus 5 milionë euro bonuse.

Kontrata i skadon më 30 qershor 2030, kështu që nuk do të jetë e lehtë për ta shitur, por ndonjë derë mund të hapet.

Sulmuesi nuk pëlqehet nga trajneri Allegri dhe mbi të gjitha ka karakteristika të ngjashme me ato të Leao dhe Pulisic, të cilët janë të paprekshëm. Allegri ka provuar ta aktivizojë në qendër, por pa rezultat, kështu që nuk ka më hapësirë për Nkunku.

Në janar drejtori sportiv Igli Tare do të përpiqet ta sistemojë, të paktën në huazim, me shpresën që lojtari të mos kthehet më. Te Milani nuk duan që të përsëritet një rast si ai i Origi.



Read it all at Bota Sot