Partizani dhe Dinamo do të përballen sot në stadiumin “Arena e Demave”. Derbi i kryeqytetit do të nisë në orën 18:00.
Ky takim e gjen Dinamon në vendin e tretë me 6 pikë më shumë se Partizani i vendit të gjashtë. Takimi i fazës së parë mes dy skuadrave në “Elbasan Arena” u fitua nga dinamovitët me rezultatin 2-0.
Nga java e fundit, Dinamo ka kujtimin e fitores me Vorën dhe Partizanit të humbjes ndaj Egnatias. Trajnerët Oltijon Kërnaja dhe Ilir Daja vendosën së fundmi për formacionet zyrtare.
Ilir Daja i ka më të mirët në fushë, duke qenë se nuk vuan mungesat. Kërnaja ndërkohë ka vetëm një mesfushor të mirëfilltë, pikërisht Redon Ismailin. Bien në sy gjashtë mbrojtës si Atanaskoski, Janjeva, Bytyçi, Sembene, Kola dhe Buxhelaj.
FORMACIONET ZYRTARE
Partizani: Qirko; Atanaskoski, Janjeva, Bytyçi, Sembene, Kola, Buxhelaj, Ismaili, Isgandarli, Toma, Kontreras
Trajner: Oltijon Kërnaja
Dinamo: Teqja; Neziri, Dita, Teikseira, Maliqi, Qefalija, Karamba, Vila, Nani, Guindo, Bregu
Trajner: Ilir Daja.