Tomori: Milani, duhet të synojë titullin dhe kthimin në Champions

- Bota Sot

Tomori: Milani, duhet të synojë titullin dhe kthimin në Champions

Fikajo Tomori ka folur për momentin e Milanit gjatë një interviste për “BBC”, duke theksuar ambiciet e skuadrës për këtë sezon.

Mbrojtësi kuqezi ka shpjeguar se grupi është rikthyer nga pushimet verore me dëshirën për të provuar vlerat e tij, si në aspektin individual ashtu edhe në atë kolektiv.

Sipas Tomorit, objektivi kryesor i Milanit është të luftojë fort në kampionat dhe të sigurojë rikthimin në Champions League.

Një synim që kërkon vazhdimësi dhe përqendrim gjatë gjithë sezonit.

Mbrojtësi anglez u ndal edhe te puna me Masimiliano Alegrin, duke vlerësuar ndikimin e trajnerit në përmirësimin e gjendjes së tij fizike dhe taktike.

Tomori theksoi se ndihet në formën më të mirë të karrierës dhe se Alegri e ka ndihmuar të lexojë më mirë lojën.

“Si mbrojtës, nuk duhet të ekzagjerosh,” u shpreh ai, “por të vraposh më zgjuar, jo më fort.” Një filozofi që pasqyron qasjen e re të Milanit këtë sezon.



Read it all at Bota Sot