Futbollisti Granit Xhaka ka folur me superlativa për trajnerin Xabi Alonso, duke zbuluar ndikimin e jashtëzakonshëm që spanjolli ka pasur në teshatore dhe në mentalitetin e skuadrës gjatë kohës kur dyshja punonin së bashku te Bayer Leverkuseni.
“Kur trajneri Xabi Alonso hynte në dhomën e zhveshjes dhe fillonte të fliste, të gjithë mbyllnin gojën menjëherë dhe ishin 100% të fokusuar te ajo që ai po thoshte.
Sepse ne e dëgjonim dhe e dinim se gjithçka që thoshte ishte e vërtetë. Ai nuk përsëriste thjesht fjalët e të tjerëve.
Ai nuk ishte i rremë, ishte një trajner i vërtetë”, u shpreh Xhaka.
“Ego ka në çdo skuadër, por Xabi Alonso nuk është interesuar kurrë nëse ke një emër të madh apo jo.
Atij nuk i interesonte sa para kushton transferimi yt, ai shikonte vetëm atë që tregon në fushë”, tha Xhaka.