Futbollisti tetovar, Ardit Demiri, është ndarë me Bashkimin 1947 nga Kumanova, teksa me anë të një postimi ka falënderuar tashmë ish klubin e tij.
Duke e quajtur Bashkimin një familje e madhe, Demiri ka shkruar së kjo ndarje është emocionale pasi në këtë klub është ndjerë si në shtëpinë e tij.
“Krenar që të shërbeva ty Bashkimi!
Kur vesha fanellën e Bashkimit për herë të parë e ndjeva çka domethënë të jesh pjesë e kësaj familje, kur vendosa shiritin e Kapitenit atëherë ndjeva se kjo Familje gjelbër zi për mua është mbi të gjitha.
Jam ndjerë si në shtëpinë time prej ditën e parë që kam veshur fanellën e Bashkimit.
Kam shijuar maksimalisht çdo moment me Bashkimin, duke dhënë gjithçka nga vetja për të realizuar objektivat e klubit.
Sot po largohem, paralel me keqardhjen shpirtërore momentale ndjej krenari dhe
Mburrje që munda të kontriboj në periudhën më të suksesshme në historinë e klubit duke inkuadruar klubin në elitën e futbollit vendor pas më shumë se 17 vite si kapiten i ekipit.
Duke falënderuar ju them mirupafshim për çdo secilin që kam takuar në klub dhe punojnë për këtë klub.
Dua te faleminderoj çdo secilin në kryesi të klubit në krye me Burak Hida që bashkëpunuam këto 2 vite të mrekullueshme dhe shumë të suksesshme.
Mirënjohje e pafund për mbështetjen nga tifozët Kumanovarë dhe me “Ilirët” në veçanti.
Klubit i uroj shumë suksese në të ardhmen dhe gjitha të mirat, ndërsa mua ku do që të më çojë jeta profesionale gjithmonë do mbetem tifoz i madh i Bashkimit.
Mirupafshim nga i palodhuri i ekipit”, ka shkruar Demiri.