Ibrahimoviç: Ndihem mirë tek Heidenheimi

- Bota Sot

Ibrahimoviç: Ndihem mirë tek Heidenheimi

Arijon Ibrahimoviç, sulmuesi i huazuar tek Heidenheimi nga Bayern Munih, ka folur për karrierën e tij dhe eksperiencat e mëparshme, duke përfshirë edhe kohën te Lazio dhe Frosinone.

Në një intervistë për gazetën gjermane Abendzeitung, Ibrahimoviç tha:

“Jam mësuar me situatën, por nuk dua të huazohen sërish. Do të doja vërtet të qëndroja në një klub me kontratë të përhershme.”

Sulmuesi me origjinë shqiptare zbuloi se ndihet shumë rehat te Heidenheimi:

“Tani ndihem jashtëzakonisht mirë këtu. Nuk ishte kështu në eksperiencat e mëparshme (Frosinone dhe Lazio).

Heidenheimi është si një familje, këtu ka njerëz fantastikë.”



Read it all at Bota Sot