Shpreh ‘interesim’ për sulmuesin e Atletico Madridit

- Bota Sot

Shpreh ‘interesim’ për sulmuesin e Atletico Madridit

Liverpool shpenzuan më shumë se çdo skuadër tjetër për sulmin e tyre gjatë verës, me blerjet e Alexander Isak, Hugo Ekitike dhe Florian Wirtz.

Megjithatë, pas dëmtimit të Isakut në gju dhe operacionit që ai iu nënshtrua këtë javë, “Reds” po shikojnë të forcojnë repartin sulmues në afatin e janarit.

Objektivi kryesor duket të jetë krahasi i Bournemouth, Antoine Semenyo, i cili mund të jetë i disponueshëm këtë dimër. Megjithatë, ai është gjithashtu në listën e Manchester City dhe Manchester United.

Sipas “Indykaila”, sulmuesi i Atletico Madrid, Alexander Sorloth, është një nga emrat në listën e shkurtër të Liverpool për janarin. Sorloth mund të përdoret si alternativë për mes, pas Ekitike, dhe “Reds” do të konsideronin një marrëveshje huazimi për të.

Ish-sulmuesi i Atletico Madrid, Memphis Depay, i cili u largua në verën kur erdhi Sorloth, është gjithashtu në listën e tyre.

Reprezentuesi i Holandës, ai është i njohur tashmë me Cody Gakpo dhe Virgil van Dijk nga kombëtarja dhe është i hapur për një kontratë afatshkurtër.

Memphis aktualisht luan për Corinthians në Brazil, por i skadon kontrata në verë.

Sorloth ndodhet në një situatë të pazakontë këtë sezon, duke rikuperuar formën nën Diego Simeone, por ende duke luftuar për një vend titullari të rregullt.

Këtë sezon ka shënuar pesë gola dhe një asist në 22 paraqitje, por gjithçka në vetëm 1,040 minuta.

Vetëm 10 nga këto paraqitje kanë qenë si titullar, megjithatë ai ka luajtur nga minuta e parë kundër Liverpool dhe Real Madrid, duke shënuar ndaj këtij të fundit.

Në verë u raportua se Atletico ishte e hapur për një shitje me çmimin e duhur, dhe në shtator Newcastle United u lidh me të.

Që atëherë, Fenerbahçe gjithashtu është përmendur si opsion për Sorloth – 30-vjeçari thuhet se dëshiron të luajë rregullisht.



Read it all at Bota Sot