Sulmuesi i Dinamos Dejvis Bregu u përzgjodh “Lojtari i Ndeshjes” në derbin Partizani – Dinamo 1:3, e vlefshme për javën e 18-të në Superiore.
Pas këtij çmimi, protagonisti i eurogolit te dinamovitët foli për mediat:
“Jam shumë i kënaqur. I kishim vendosur vetes qëllim për të fituar 3 pikët në derbi, duke triumfuar bindshëm dhe tani të fokusohemi në Superkupë.
Goditje të tilla nga dënimi i kam provuar në stërvitje. I uroj gjithë shqiptarëve gëzuar Krishtlindjet.
Do zoti të rikthehemi me trofe”.